Portieri gjerman me pritjet e tij është i jashtëzakonshëm, ndërsa për punën e tij fjalë të mira kanë legjenda të mëdha të futbollit.
Së fundmi ai që e ka ngritur në qiell, ka qenë ish-sulmuesi francez, Thierry Henry, i cili ka thënë se Neuer ka bërë revolucion në futboll.
“Mendoj se ne përfundimisht po shohim diçka të re. Neuer e ka ndryshuar mënyrën se si ne e pranojmë detyrën e portierit”.
“Roli tashmë kishte evoluar kur portierëve iu ndalua të kapin topat e kthyer prapa, por personi që vërtet e ka revolucionarizuar pozicionin është Neuer. Ne kemi parë formacione me shumë njerëz që avanconin në fushë, por ne kurrë nuk kemi parë një portier që luan aq larg nga goli i tij. Edhe Ajaxi i Johan Cruyff kishte portierë që pasuan topin shumë, por kurrë përtej nivelit të mbrojtësve”.
“Me Neuerin duket sikur gjithmonë keni një lojtar shtesë në fushë. Ky ndryshim po ashtu është meritë e lirisë që i është dhënë nga trajneri, por Neuer mund ta bëjë atë pasi ai është një portieri i shkëlqyeshëm”, ka përfunduar francezi.
Advertisement
Popular Posts
-
Adelina Tahiri nuk ka pse ta fshesë se ajo ka bërë ndërhyrje për të zmadhuar buzët e saj. Këtë ajo e ka konfirmuar në një intervistë të d...
-
Modeli i shumë-përfolur i panairit të madh Consumers Electronics Show (CES) 2015 që u mbajt muajin e kaluar ka qenë telefoni i lakuar i LG...
-
Në shkollën Sami Frasheri ne Prishtine, ne banjot e kesaj shkolle aty ku pihet duhani nga nxenesit, kesaj rradhe u filmua nje vajz teksa p...
-
Kërthiza (apo kordoni umbilikal siç i thonë mjekët) është një gyp i cili ka gjatësi rreth gjysmë metri dhe i cili e lidh beben me placentë...
-
Portieri gjerman me pritjet e tij është i jashtëzakonshëm, ndërsa për punën e tij fjalë të mira kanë legjenda të mëdha të futbollit. Së f...
