Powered by Blogger.
Modeli i shumë-përfolur i panairit të madh Consumers Electronics Show (CES) 2015 që u mbajt muajin e kaluar ka qenë telefoni i lakuar i LG, G Flex 2, i cili tani është në dispozicion për shitje në disa rajone të zgjedhura. Shumë prej operatorëve mobil amerikan tashmë e kanë prezantuar telefonin unik të LG, ndërsa tani me sa duket kompania koreane është bërë gati që të njëjtin ta ofrojë në nivel global. Më saktë, shitjet e G Flex 2 do të fillojnë së shpejti në Amerikën e Veriut dhe Jugut, në Evropë dhe në Azi. LG G Flex 2 ofron ekranin me 5.5-inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 me 2GB RAM, 16/32GB memorie, kamerën kryesore me 13MP me OIS, kamerën e përparme me 5MP, baterinë me 3,000mAh dhe Android 5.0 Lollipop.