Powered by Blogger.
Kërthiza (apo kordoni umbilikal siç i thonë mjekët) është një gyp i cili ka gjatësi rreth gjysmë metri dhe i cili e lidh beben me placentën. Përmes placentës dhe kordonit umbilikal bebja merr të gjitha substancat për të cilat ka nevojë. Pra, bebja në mitrën e nënës as nuk mund të hajë dhe as nuk mund të marrë frymë – gjithçka që i duhet bebes e merr nga nëna përmes placentës. Bebja brenda në mitrën e nënës noton vazhdimisht në ujë. Pra, për nëntë muaj bebja noton vazhdimisht në lëngun amnial. Gjatë tremujorit të parë dhe të dytë bebja noton shumë më tepër për shkak se trupi e ka më të vogël dhe ka hapësirë të mjaftueshme brenda mitrës për të notuar lirshëm. Prandaj, kordoni umbilikal mund të mbështillet rreth qafës, dorës ose rreth trupit. Afërsisht çdo e treta bebe lind me kordon rreth qafës.